
Ndërron jetë gazetari, Naim Haxhosaj
24 janar 2019
| 00:14
Në orët e vona të mërkurës ka ndërruar jetë gazetari kosovar, Naim Haxhosaj.
I ndjeri kishte punuar për vite të tëra si gazetar. Haxhosaj ka qenë gazetar në emisionin “Jeta në Kosovë”, në gazetën “Koha” dhe së fundi ka qenë i punësuar në një dyqan në Deçan.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Selmanaj ka postuar një fotografi me të ndjerin Haxhosaj. Haxhosaj ishte nga Deçani, ndërsa shumë nga miqtë dhe kolegët e tij lajmin e kanë marrë me dhimbje dhe kanë shprehur ngushëllime në adresë të familjës së tij.