Ndërron jetë gazetarja e RTK-së
16 prill 2020
| 10:28
Gazetarja e Radio Televizionit të Kosovës, Violeta Rexhepagiqi, ka ndërruar jetë. Violeta do të mbahet mend për kontributin e madh që e ka dhënë në fushën e gazetarisë dhe informimit te populli shqiptar për ngjarjet dhe torturat e burgosjet që ndodhnin në Kosovën e para luftës.
Violeta për publikun e gjerë shqiptar u bë e njohur me paraqitjet në grupin e muzikës moderne të kohës “Vivien” rreth vitit 1984. Gjatë kësaj kohe ajo përfaqëson për dy herë Kosovën në përzgjedhjen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”. Violeta ka punuar në RTP, kurse tash punonte në RTK. Gjatë viteve ’90 ishte korrespodente në “TV Sky News”.