Ndërron jetë gjeneral Imri Ilazi
28 shtator 2024
| 09:16
Sot, në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë, gjeneral Imri Ilazi nga Ferizaj.
Njoftimin e ka dhënë ish-bashkëluftëtari i tij, Fazli Hoxha.
“Lajm i trishtë vdekja e gjeneralit Imri Ilazi. Kisha nderin ta njoh nga afër dhe të punojë me të në FSK. Ishte shembull se si duhet t’i shërbehet atdheut, si në luftë ashtu edhe në paqe. Kontributi i tij ishte i jashtëzakonshëm për Kosovën. Do të kujtojë për jetë. Pusho i qetë gjeneral!”, ka shkruar Hoxha.
Kujtojmë se gjatë luftës Imri Ilazi ka qenë zv/komandant i ZO të Nerodimës, ndërsa pas luftës ka qenë drejtues i lartë i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, ndërsa vite më parë është pensionuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe e mbanë gradën e gjeneralit.