Ndërron jetë Haradin Bala
31 janar 2018
| 08:59
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së Haradin Bala.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për “klankosova.tv” një familjar i afërt i tij.
Haredin Bala ishte i dënuar me 13 vjet burgim nga Tribunali i Hagës.
Bala ka mbajtur 10 vjet burgim, ndërsa i janë falur tre vjet nga Tribunali i Hagës.
Ky Tribunal në tetor të vitit 2010 e kishte refuzuar kërkesën e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Haredin Bala, për lirim pas vuajtjes së më shumë se gjysmës së dënimit.
Për këtë proces gjithsej u zhvilluan 88 ditë gjyq. Vendimi i gjykatës, i bërë publik më 30 nëntor 2005, shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn dhe Isak Musliun dhe dënoi me 13 vjet burgim Haradin Balën.
Bala ishte edhe anëtarë i partisë Nisma.