Ndërron jetë Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit Haradinaj
17 qershor 2018
| 02:45
Ka ndërruar jetë babai i kryeministrit të vendit Ramush Haradinajt, Hilmi Haradinaj.
Rastin e vdekjes së tij e ka konfirmuar vet Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”.
Hilmi Haradinaj kishte probleme shëndetësore tash e një kohë por që sëmundja e tij nuk ishte specifikuar për t’u bërë e ditur për publikun.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur miq,
Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj.
Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 Qërshor ora 14, në Gllogjan.
Të ndjerit Dritë i pastē shpirti!