
Ndërron jetë i ati i deputetes së LDK-së
17 dhjetor 2024
| 08:57
Sot ka ndërruar jetë babai i deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjakut Rexhepit.
Lajmin e ka dhënë deputetja përmes një njoftimi në Facebook.
“Njoftim mortor:
Me dhimbje të thellë e zemër të thyer ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë babai ynë ISAH BUNJAKU.
Varrimi bëhet sot me ikindi në varrezat e qytetit në Gjilan.
Zoti e mëshiroftë në parajsë shpirtin e tij të bardhë”.