
Ndërron jetë gazetari Ibrahim Rexhepi
08 tetor 2018
| 11:39
Në orët e para të ditës së sotme ka ndërruar jetë eksperti i ekonomisë dhe ish gazetari për shumë vjet, Ibrahim Rexhepi.
Rexhepi ka qenë ndër gazetarët më të mirë të rubrikës së ekonomisë.
Ai shquhej edhe për analizat në fushën e ekonomisë.
Rexhepi që disa muaj ka ushtruar funksionin e këshilltarit të lartë politik në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ku ministër është Valdrin Lluka.