Ndërron jetë influencuesja 27-vjeçare pasi u mbyt duke ngrënë…

10 qershor 2022 | 11:31

Influencuesja tajlandeze e rrjeteve sociale, Arisara Karbdecho, ka ndërruar jetë pasi u shtrua në spital në muajin mars. Ajo u mbyt nga një qebap.

27-vjeçarja kishte dy muaj në spital dhe jetonte vetëm falë aparaturave. Mediat e huaja shkruajnë se e reja ka vdekur më 6 qershor në orën 12:50.

Kanë qenë familjarët dhe miqtë e yllit që kanë konfirmuar vdekjen e saj në internet.

Shoqja e saj, Sirikanda Chaiburut, bëri një postim në “Facebook” ku shkruante se do të mbaheshin homazhe për të ndjerën më 10 qershor dhe një ditë më pas ishte funerali.

“Të gjithë ata që e njihnin Arisara janë zemërthyer. Ishim të shokuar kur ndodhi aksidenti, por të gjithë luteshim që ajo të përmirësohej. Ajo ishte aq e re dhe e bukur. Jam i shkatërruar që ajo ka ikur përgjithmonë”, shkruante e shoqja e të ndjerës në rrjetet sociale.

Modelja, e njohur gjithashtu si Alice, fitoi popullaritet nga postimet e fotove në internet dhe

Sipas “Daily Star”, Arisara kur është dërguar në spital mjekët kanë thënë se ishin “nëntë minuta shumë vonë” dhe trurit të saj ishte privuar nga oksigjeni për një kohë të gjatë.

Kishte dy muaj në spital, ndërron jetë influencuesjaKishte dy muaj në spital, ndërron jetë influencuesja

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në objektin e Qeverisë së Kosovës është duke u zhvilluar…