Ndërron jetë ish-ambasadorja e ShBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow

16 tetor 2024 | 22:13

Ish-Ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, përmes një shkrimi në Facebook kumtoi lajmin se ish-ambasdorsja amerikane në Kosovë, Tina Kaidanow, ka ndërruar jetë.

Paska ndërruar jetë Tina Kaidanow, ish ambasadore e SHBA-ve në Kosovë. Me Tinën kisha bashkëpunim dhe raporte të ngushta zyrtare. Përtej kësaj ishim edhe miq të mirë. Kontributi dhe angazhimi sistematik i Ambasadorës Tina Kaidanow në përgatitjen e Kosovës për shpalljen e pavarësisë ishte dhe mbetet i pazëvendsueshëm. Tina ishte një diplomate dhe grua e fortë e cila Kosovën dhe popullin e saj e donte me gjithë qenien e saj. Lamtumirë Tina. Zoti të bekoftë dhe të pastë shpirti dritë! Prehu në paqe! R.I.P. Ambassador Tina Kaidanow”, shkroi Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një atmosferë të jashtëzakonshme, përpara mbi 2000 shikuesve, FC…