
Ndërron jetë ish-diplomati amerikan, Frank Wisner
24 shkurt 2025
| 16:02
“The New York Times” ka raportuar se ka vdekur Frank Wisner, ish-diplomati i lartë amerikan që shërbeu edhe si përfaqësues ppecial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjidhjen e statusit të Kosovës në vitin 2005 që ka përfunduar në shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 2008.
Wisner ishte emëruar i dërguar i posaçëm nga asokohe sekretaresha e Shtetit, Condolezza Rice – për të asistuar ish-presidentin e Finlandës, Marti Ahtisaari, të negocionte zgjidhjen e statusit të Kosovës që çoi në pavarësimin e vendit.