Ndërron jetë ish i burgosuri politik Fatmir Tahiraj
21 tetor 2022
| 23:53
Pas një sëmundje të rëndë ka vdekur në moshën 55 vjeqare Fatmir Tahiraj nga Tërdevci i Drenasit.
Në prill 1999 Fatmiri ishte kapur nga forcat serbe dhe ishte dërguar në burgjet serbe, fillimisht në Lipjan më pas në disa burgje në Serbi.
Në vitin 2001 ai ishte liruar bashkë me qindra shqiptar të tjerë, me ndërmjetësimin e komunitetit ndërkombëtar.
Fatmiri ka lindur në fshatin Tërdevcë të Drenasit. Babai i tij Neziri poashtu është vrarë në vitin 1992 duke kaluar kufirin e Bosnjës për të shkuar në Slloveni ku punonte.