Ndërron jetë ish i burgosuri politik, Nimon Mustafaj nga Gllogjani

28 shtator 2023 | 11:31

Sot ka ndërruar jetë ish i burgosuri politik, atdhetari i hershëm i çështjes kombëtare, profesori NIMON Mustafaj nga Gllogjani!

Kështu ka bërë të ditur përmes llogarisë së vet në “facebook”, bashkëveprimtari i tij Rasim Selmanaj. Selmanaj ka shkruar se “Kur shumëkush kishte frikë të mendoj me punu kundër Serbisë, ai veproj ilegalisht e ligjëroj hapur duke i treguar popullit se Kosova duhet të bëhet sovrane…fort i kishte hije fjala kur ai  ligjëronte për ngjarje historike  në kuvende e në kullat e Dukagjinit”

Njoftimi i plotë i Rasim Selmanajt:

Paska shku në përjetësi, ish i burgosuri politik, atdhetari i hershëm i çështjes kombëtare, profesori NIMON Mustafaj nga Gllogjani!

Një largim i ‘heshtur’ i njeriut që i dha shumë arsimit dhe atdhetarizmës shqiptare.

Kur shumëkush kishte frikë të mendoj me punu kundër Serbisë, ai veproj ilegalisht e ligjëroj hapur duke i treguar popullit se Kosova duhet të bëhet sovrane…fort i kishte hije fjala kur ai  ligjëronte për ngjarje historike  në kuvende e në kullat e Dukagjinit!

Jeta e Nimonit u shkri me ditar në dorë, në ilegalitet e nëpër burgje të ish- Jugosllavisë, por, asnjëherë nuk u dorëzua.

Brezat që po vijnë do të mësojnë për historianin  që me veprimtarinë e tij bëri histori për Kosovën!

Dhembja e krenaria flasin sot bashkë në Gllogjan e kudo tjetër ku flitet shqip!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, tha se pas sulmit terrorist në veri…