Ndërron jetë ish i burgosuri politik, Tahir Hani
Pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë veprimtari dhe politikani nga Struga, Tahir Hani. Lajmi është bërë i ditur nga familjar dhe miq të të ndjerit, ndërsa ka shkruar edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Tahir Hani u lind më 15 dhjetor 1961 në fshatin Veleshtë të Strugës. Hani i cili më 15 dhjetor do të mbushte 63 vjet, ka lindur në fshatin Veleshtë të Strugës, ndërkaq në botën shqiptare njihet si person i cili ka qenë aktiv në çështjen shqiptare.
Njoftim Mortor
Të nderuar familjarë, miq dhe dashamirë,
Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se sot, pas një sëmundje të shkurtër, ndërroi jetë babai ynë i dashur, Tahir Hani.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 08.11.2024, në ora 15:00, në fshatin Veleshtë. Konaku do të mbahet në Strugë.
“Të Zotit jemi dhe te Zoti do të kthehemi.
Tahir Hani: Një jetë në shërbim të shqiptarisë dhe komunitetit
Tahir Hani u lind më 15 dhjetor 1961 në fshatin Veleshtë të Strugës. Ai përfundoi studimet e larta në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës, duke u përgatitur për një karrierë në shërbim publik dhe çështjet kombëtare.
Karriera politike e Tahir Hanit përfshiu disa poste të rëndësishme në institucionet e vendit. Nga 2001 deri në 2005, ai ishte kryetar i Komunës së Veleshtës, ku kontribuoi në zhvillimin lokal dhe përmirësimin e kushteve për komunitetin. Në periudhën 2006-2011, Hani shërbeu si deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, duke përfaqësuar interesat e shqiptarëve në këtë institucion. Ai vazhdoi të ngjitet në hierarkinë qeveritare, duke marrë postin e zëvendësministrit të Transportit dhe Post-Telekomunikacionit nga 2011 deri në 2013. Në vitin 2013, Tahir Hani u emërua Ministër i Vetëqeverisjes Lokale, ku punoi për decentralizimin dhe forcimin e vetëqeverisjes lokale.
Me përkushtim dhe përulësi, Tahir Hani mbetet një nga figurat që la gjurmë të thella në politikën vendase, i njohur për përkushtimin kombëtar dhe për përfaqësimin me dinjitet të shqiptarëve.
Tahir Hani ishte një ish i burgosur politik, i cili vuajti mbi 9 vite burg për kauzën shqiptare dhe ishte shok burgu me figurën e shquar Adem Demaçi. Ai ishte pjesë aktive e ilegalas shqiptare në Jugosllavi.
Një figurë e njohur për modestinë dhe përkushtimin kombëtar, Tahir Hani ishte një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.