
Ndërron jetë ish-komandanti i UÇK-së, Musë Krasniqi
08 mars 2024
| 12:53
Ka ndërruar jetë ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Musë Krasniqi nga Juniku.
Varrimi i Krasniqit do të bëhet nesër (e shtunë) në varrezat e dëshmorëve Gllogjan duke filluar nga ora 14:00.
Musë Krasniqi ka qenë edhe komandant i Garnizonit 333 “Adrian Krasniqi” të TMK-së në Istog si dhe ka ushtruar detyra të tjera komanduese në kuadër te Zonës së Tretë te TMK-së.