
Ndërron jetë ish-kryetari i Istogut, Haki Rugova
09 mars 2022
| 10:46
Ish-kryetari i Komunës së Istogu, Haki Rugova, është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.
Rugova ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.
Haki Rugova ka qenë kryeshef ekzekutiv i Komunës së Istogut, nënkryetar i komunës dhe kryetar i Komunës së Istogut për tri mandate që nga viti 2010 deri në vitin 2021 dhe anëtar i Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës.