
Ndërron jetë ish-kryetari i Klubit të Prodhuesve, Astrit Shabani
13 korrik 2019
| 12:05
Sot ka ndërruar jetë ish-kryetari dhe njëherësh themeluesi i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Shabani.
Presidenti Hashim Thaçi dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, kanë ngushëlluar familjen Shabani.
Ata kanë theksuar se Astrit Shabani do të kujtohet për veprimtarinë e tij të palodhshme në ngritjen dhe promovimin e prodhimeve të Kosovës.