Ndërron jetë ish-mësuesi i parë i Budakovës, Hamdi Sallauka
05 korrik 2018
| 17:29
Pas një sëmundje të gjatë ka ndërruar jetë të enjten ish-mësuesi i fshatit Budakovë të Komunës së Suharekës, Hamdi Sallauka.
Sallauka përndryshe ka qenë njëri ndër mësuesit e parë në Komunën e Suharekës, ndërsa ka dhënë kontribut të madh edhe për çështjen kombëtare në cilësinë e mësimdhënësit.
Ish-veterani i arsimit do të varroset nesër (e premte) në varrezat e lagjes “Sallauka” në fshatin Budakovë në orën 16:00.