Ndërron jetë ish-ministri Luan Hajdaraga
30 korrik 2018
| 14:43
Ka ndërruar jetë ish-ministri dhe ish-deputeti socialist Luan Hajdaraga në moshën 69-vjeçare.
Hajdaraga, në mars të këtij viti pësoi goditje në tru teksa po udhëtonte me makinë nga Maqedonia në Shqipëri.
Mjekët thanë se Hajdaraga kishte pësuar ishemi masive në tru.
Ai pësoi paralizë në gjysmën e trupit, por fitoi vetëdijen shumë shpejt pas goditjes.
Me gjithë trajtimet disamujore, ai ka ndërruar jetë këtë të hënë në urgjencën e QSUT-së.
Luan Hajdaraga ka mbajtur një seri postesh të larta qeveritare dhe partiake në PS, si dhe ka qenë nënkryetar dhe deputet i kësaj force politike.
Nga viti 1998 deri në vitin 2000 ai ka qenë dhe ministër i Mbrojtjes.