Ndërron jetë ish-trajneri i Anglisë, Sven-Goran Eriksson
26 gusht 2024
| 13:31
Ish-trajneri i Anglisë, Sven-Goran Eriksson, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.
Eriksson, trajneri i parë jo-britanik i skuadrës së Anglisë, udhëhoqi “Tre Luanët” në çerekfinale në tre turne të mëdhenj gjatë periudhës së tij pesëvjeçare në krye midis 2001 dhe 2006.
Në janar Eriksson tha se i kishte “në rastin më të mirë” një vit për të jetuar pasi u diagnostikua me kancer.
Suedezi drejtoi 12 klube, duke përfshirë Manchester City, Leicester, Roma dhe Lazio, duke fituar 18 trofe.