Ndërron jetë ish-trajneri i Anglisë, Terry Venables

26 nëntor 2023 | 15:03

Ndërron jetë ish-trajneri i Anglisë, Terry Venables

Ish-trajneri dhe lojtari i Anglisë, Terry Venables, ka vdekur në moshën 80-vjeçare.

Venables luajti dy herë për Anglinë, por ai ishte më i njohur për karrierën e tij menaxheriale sesa si lojtar, dhe ishte në krye të kombëtares midis viteve 1994 dhe 1996, kur ai udhëhoqi ekipin në gjysmëfinalet e Euros, përpara se ata të eliminoheshin në penallti nga Gjermania.

I njohur si “El Tel”, 80-vjeçari ka vdekur pas një sëmundjeje të gjatë.

Në një deklaratë të lëshuar në emër të familjes së tij thuhet: “Jemi plotësisht të shkatërruar nga humbja e një bashkëshorti dhe babai të mrekullueshëm, i cili ndërroi jetë dje në paqe pas një sëmundjeje të gjatë”.

“Ne do të kërkojmë që të ruhet privatësia në këtë kohë tepër të trishtuar për të na lejuar të vajtojmë për humbjen e këtij njeriu të bukur që ishim aq me fat që e kishim në jetën tonë”.

Venables ishte gjithashtu në krye të një numri klubesh gjatë karrierës së tij të gjatë, duke përfshirë Barcelonën, Tottenhamin dhe Crystal Palace.

Më pas ai u kthye në grupin e Anglisë për një periudhë të dytë si asistent i Steve McClaren në fund të karrierës së tij.

Venables luajti si lojtar në pozitën e mesfushorit për Chelsea, Tottenham dhe QPR gjatë një karriere 15-vjeçare.

Venables gjithashtu fitoi Kupën FA me Tottenhamin në vitin 1991.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Greqia nisi të dielën një operacion shpëtimi për 13 personat…