Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Azemi Bytyqi

15 qershor 2022 | 14:41

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së dhe veterani Azemi Bytyqi, nga Krajkova e Drenasit, i cili ishte i plagosur në Betejën e Llapushnikut.

Bytyqi ka qenë pjesëtar i Brigadës 113 dhe ishte i lindur më 07.06.1956. Në lidhje me vdekjen e tij ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

“Edhe një ushtari i UÇK-së na iku sot nga kjo botë. Azemi Bytyqi nga Krajkove e Drenasit, ka qenë pjesëtar i Brigadës 113 dhe ishte plagosur në Betejën e Llapushnikut. Ngushëllime familjes Bytyqi dhe bashkëluftëtarëve të Azemit! Të qoftë i lehte dheu i Kosovës Azem!  Lavdi veprës tënde!”, ka shkruar Musliu në profilin e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Në Ferizaj së shpejti nis ndërtimi i Qendrës së Re…