![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/06/IMG_1974.jpeg)
Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Hasan Shala
08 qershor 2024
| 16:48
Ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Hasan Shala. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë bashkëluftëtarët. “Të nderuar bashkëluftëtarë, Ju njoftoj se pas disa problemeve shëndetësore, ka vdekur Bashkëluftëtari ynë Hasan Shala”, shkruhej në njoftim. Varrimi i tij do të bëhet sot në ora 18:00 në varrezat e fshatit Barilevë.