Ndërron jetë ish-volejbollistja Vlora Hyseni

18 janar 2024 | 15:08

Volejbolli i Kosovës sot është në zi, pasi ka ndërruar jetë volejbollistja Vlora Hyseni.

Federata e Volejbollit të Kosovës me anë të një telegram ngushëllimi ka ngushëlluar familjen dhe miqtë e Vlorës, derisa ka konsideruar se ajo do të lë një boshllëk të madh në volejboll, por edhe në sportin në përgjithësi.

“Me dhimbje e morëm lajmin e hidhur për kalimin në amshim të ish-volejbollistes Vlora Hyseni. Vlora, që kontribuoi drejtpërdrejt në sportin kryeqytetas duke qenë pjesë e klubit Mabetex e më vonë edhe Kolegji AAB, do të kujtohet përherë për pozitivitetin dhe profesionalizmin. Humbja e Vlorës, lë boshllëk në komunitetin tonë, por ajo do të mbetet mes nesh përherë për kujtimet e mira që na la. FVK-ja i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Hyseni, miqve e dashamirëve, me të cilët rrethohej në jetë e karrierë. E kujtofshi sa të rroni”, thuhet në telegramin e FVK-së

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, e ka pranuar se…