Ndërron jetë Jonuz Musliu
18 janar 2018
| 12:40
Ka ndërruar jetë kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu.
Lajmin e ka konfirmuar djali i Musliut, Shqipërim Musliu, raporton “Epoka e re”
“Njoftojmë familjen e gjerë, farefisin, shokët, miqtë, invalidët dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇPMB-së, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, institucionet e Shqipërisë, të Kosovës dhe institucionet në pjesën shqiptare të Maqedonisë dhe Malit të Zi, se ka ndërruar jete sot ne spitalin e Edirnës së Turqisë, kryefamiljari ynë, bashkëshorti e babi ynë Jonuz Musliu!”, ka shkuar Shqipërim Musliu në llogarinë e vet në “Facebook”.