Ndërron jetë kameramani i RTK-së
Ka ndërruar jetë kameramani i njohur kosovar, Rexhep Shehu.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit. “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me dhimbje të thellë mori lajmin për vdekjen e kameramanit e RTK-së, Rexhep Shehu, pas një sëmundje të rëndë në moshën 67 vjeçare. Shehu ka qenë punëtor i RTK-së për më shumë se katër dekada, që prej fillimit të asokohe Radio Televizionit të Prishtinës, për të vazhduar më pas prej vitit 1999 në programin e sportit të RTK-së. Ai po ashtu ishte edhe anëtar nderi i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës”, thuhet në telegramin e AGK-së.
“Shehu ka qenë shembull i profesionalizmit dhe falë punës shumë vjeçare nëpër terrenet e palestrat sportive në Kosovë dhe jashtë saj, do të mbahet mend nga të gjithë si njeri shumë i përkushtuar në profesionin e tij të kameramanit. AGK i shprehë ngushëllime familjes së të ndjerit, kolegëve, bashkëpunëtoreve dhe vlerëson se vdekja e tij është një humbje e madhe”.