Ndërron jetë kandidati për kryetar të Pejës
07 shtator 2021
| 16:33
Ka vdekur kandidati për kryetar të Pejës nga Partia Balliste, Pajazit Podrimqaku. I njëjti ishte certifikuar nga KQZ-ja për kandidaturën në zgjedhjet e 17 tetorit.
Podrimqaku ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër, ndërsa do të varroset në Novosellë të Pejës.
Bashkë me Podrimqakun në garë për zgjedhjet e tetorit ishin edhe Gazmend Muhaxheri, Gazmend Agusholli, Rrustem Berisha, Astrit Ademaj dhe Kreshnik Husaj.
Për vdekjen e Podrimqakut ka njoftuar edhe kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Rrustem Berisha.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të z. Pajazit Podrimçaku kandidat për Kryetar të Komunës së Pejës nga Partia Balliste”, ka shkruar Berisha.