Ndërron jetë kardiologu i QKUK-së, Sami Gjoka
31 mars 2020
| 12:40
Ka ndërruar jetë kardiologu invaziv i QKUK-së, dr. Sami Gjoka.
I ndjeri ishte në gjendje të rëndë shëndetësore nga dita e djeshme dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor të Klinikës së Anestezionit, nuk ka arritur t’i bëjë ballë gjendjes së rënduar, përcjellë Klan Kosova.
Vdekjen e tij e njoftuan Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.