Ndërron jetë këngëtari Fadil Llugaxhiu, Veprimtari Bislimi: Me këngën tende patriotike u rritem
08 tetor 2024
| 13:47
Dje ka ndërruar jetë, Fadil Llugaxhiu, këngëtari i mirënjohur i muzikës folklorike shqipe.
Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka shkruar për vdekjen e Llugaxhiut, ku të ndjerin e kishte pasur dajë.
“Dajës Fadil Llugaxhiu. Daja Fadil. Ikja jote e hershme na mërziti shumë, me këngën tende patriotike u rritem, këngët tua për Shqipërinë dhe bashkimin do jetojnë gjithmonë, bashkë me ty në zemrat tona! Një vlerë artistike e kombit, Theranda duhet të shpall dite zie! Shpirti yt i bardhe pushoftë në paqe dhe dritë, aty pran zotit”, ka shkruar Bislimi.