Ndërron jetë këngëtari Ismet Peja
23 nëntor 2020
| 08:02
Ka ndërruar jetë ikona e muzikës së mirëfilltë shqiptare, Ismet Peja.
Lajmin e e trishtë për vdekjen e këngëtarit e bëri të ditur djali i tij, Visar Peja, në një postim në rrjetin social “Facebook”.
“Nuk dija ndryshe, as nuk munda ndryshe ta lajmëroj largimin tënd nga kjo jetë. Pusho i qetë sepse ke ngelë i përjetshëm. Të fala i bën mamasë”, ka shkruar Visari.