Ndërron jetë komandanti i Njësisë së Deminimit në FSK
Ka ndërruar jetë Sejdi Krasniqi, komandant i Njësisë së Deminimit në Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Lajmin e ka bërë me dije ish-kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”.
“Eprori Sejdi Krasniqi paska ndërruar jetë! Ky burrë i madh që jetën ja kushtoi lirisë dhe sigurisë tonë e të fëmijëve tanë, qenka ndarë nga ne! Por, do ta kujtojmë gjithmonë për virtytet e tij, për trimërinë e këmbëngulësinë për t’i sjellë liri vendit si komandant në luftë, por edhe për kontributin e madh për sigurinë tonë në Kosovën e lirë si komandant në FSK”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Gjatë luftës në Kosovë, Krasniqi ka qenë epror i lartë i Brigadës 128/S të UÇK-së.
Në janar të këtij viti, ai ishte dekoruar nga kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma.