Ndërron jetë kompozitori Gjergj Kaçinari
27 dhjetor 2019
| 14:43
Ka ndërruar jetë kompozitori i njohur i Kosovës, Gjergj Kaçinari.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë me dije nga familjarët në rrjetet sociale. Ai kishte lindur më 25 prill 1939 dhe ishte kompozitor i muzikës argëtuese, serioze dhe asaj të filmit e teatrit, shqiptar nga Kosova.
Gjergji i takon gjeneratës së mëvonshme të pas luftës së dytë botërore të kompozitorëve në Kosovë.
Ai ka bërë përmbledhje të ndryshme të folklorit dhe i ka pasqyruar ato në drejtime tjera të muzikës.
Përpos kësaj këto përmbledhje i ka artikuluar edhe në libra të ndryshëm. Një ndër to është dhe libri i titulluar “Margaritarët e këngëve popullore”. Varrimi i tij do të bëhet të shtunën në varrezat katolike në Prishtinë në orën 14:00.