Ndërron jetë legjenda braziliane e Interit

27 prill 2025 | 16:12

Bota e futbollit ka mësuar ndarjen nga jeta të Jair Da Kosta. Lajm i trishtë nga legjenda braziliane, që vdiq në moshën 84-vjeçare.

Braziliani i sulmit qëndroi te Interi për plot 10 vite duke u kthyer në legjendë.

Plot 4 herë e fitoi titullin me zikaltërit, që po kalonin periudhë të artë. Po ashtu ishte pjesë e Interit edhe në Champions, që u fituan radhazi asokohe.

Jair Da Kosta përfaqësoi me krenari Brazili duke qenë pjesë e skuadrës që fitoi Botërorin e vitit 1962.

Një legjendë, që vari kupucët në gozhdë rreth 50 vite më parë, është shuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe…