Ndërron jetë legjenda e futbollit italian Schillaci

18 shtator 2024 | 11:53

Bota e futbollit sot mori një lajm të hidhur. Ka vdekur legjenda e futbollit italian, Salvatore “Toto” Schillaci.

59-vjeçari luajti për skuadra të njohura si: Inter, Messina dhe Juventus. Ai po ashtu dha kontribut të madh për Kombëtaren e Italisë. Gjatë karrierës së tij ai zhvilloi 384 ndeshje, shënoi 159 gola dhe bëri 19 asistime. “Toto” para disa muajsh ishte edhe në Kosovë, ku ishte hapur ekspozita e legjendës Paolo Rossi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-emisari special presidencial amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka…