Ndërron jetë legjenda e futbollit shqiptar Sabah Bizi

16 janar 2025 | 14:33

Ikona e futbollit shqiptar, Sabah Bizi ndërron jetë në moshën 79-vjeçare.  Prej disa muajsh gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndërsa ditën e sotme ka ndërruar jetë.

Bizi do të mbahet mend për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë. Ai ka  fituar shumë tituj me Vllazninë dhe Flamurtarin, ndërsa debutoi në moshën 17-vjeçare në futbollin shqiptar. Titullar i Vllaznisë që nga viti 1965 deri në vitin 1968, ndërsa në shumë sezone  është vlerësuar edhe si një nga më të mirët e vitit. Bizi ka kontribuar edhe për kombëtaren shqiptare, teksa ka luajtur 15 ndeshje dhe ka shënuar një gol. Debutimi i tij me përfaqësuesen daton me 8 prill, të vitit 1967.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF, ka…