Ndërron jetë legjenda e muzikës rock
Ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare një ndër legjenda e muzikës rock, Jeff Beck. Kitaristi legjendar humbi jetën si pasojë e një forme vdekjeprurëse të meningjitit bakterial.
“Në emër të familjes, me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Jeff”, njoftoi faqja në Twitter e muzikantit britanik që u bë i famshëm me Yardbirds, ku kishte zëvendësuar Eric Clapton.
Muzikanti ishte një figurë kyçe në evolucionin e kitarës moderne , me të cilën ai eksploroi një sërë zhanresh, duke përfshirë blues, heavy metal, fusion dhe hard rock .
Fituesi i gjashtë Grammy për performancën më të mirë instrumentale rock dhe një tjetër për performancën më të mirë instrumentale Pop, Beck vdiq në një spital pranë shtëpisë së tij në Surrey.
Revista Rolling Stone e caktoi atë të pestin në listën e 100 kitaristëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ndërsa në vitin 2009 ai u fut në Hall of Fame të “Rock and Roll”.