Ndërron jetë Mejdi Gallapeni, drejtor i Inspektoratit në Suharekë
26 mars 2018
| 11:13
Ka ndërruar jetë zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Mejdi Gallapeni, i cili ishte drejtor në Drejtorinë e Inspektoriatit në Suharekë.
“Sot me pikellim të thellë morëm lajmin për vdekjen e veprimtarit, anëtarit të familjes sonë politike, njëherit Drejtor në Drejtorinë e Inspektoriatit në Suharekë, Mejdi Gallapeni.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot ora 17:00 në fshatin Dobërdelan.
Ngushllime familjes Gallapeni, miqëve e bashkëpunëtorëve!”, është thënë në njoftimin e Nismës.