Ndërron jetë mjeku i QKUK-së, Halit Ibrahimi
09 janar 2024
| 11:50
Ka vdekur Halit Ibrahimi mjek në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK. Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Ndahet nga jeta Dr.Halit Ibrahimi, (14.04.1971-06.01.2024).
Dr. Halit Ibrahimi përfundoi studimet për mjekësi të Përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës.
Në vitin 2011 kreu provimin specialist dhe fitoi titullin e mjekut specialist nga lëmia Psikiatria.
Dr. Ibrahimi u ka shërbyer qytetarëve duke ofruar shërbimet në lëmine e Psikiatrisë në Klinikën e Psikiatrisë, në QKUK.
Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij!