![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/11/127990866_1858892314259562_1989209200838387545_o.jpg)
Ndërron jetë motra e Sami Lushtakut, Hana
26 nëntor 2020
| 08:11
Motra e vetme e gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku, nëna Hanë, ka ndërruar jetë sot në orën e parë pas mesnatës. Vëllai i saj, Samiu, atë e ka krahasuar me hënën që ndriçon natën.
Motra ime Hana kaloi në përjetësi.
Ishte hënë që ndriçoi jetët tona sikurse hëna që ndriçon natën. Ishte shtyllë e familjes, motër hasreti e burim i pashtershëm i dashurisë për familjen.
Jemi rritur nga duart e saj të cilat na ushqyen me kujdesin më të madh. Jeta e saj ishte me plot sfida, por kurrë nuk njohu dorëzim.
Do të kujtojmë gjithmonë me dashurinë më të madhe! SL