Ndërron jetë Naim Rasim Gashi, zyrtar i lartë i ATK-së
20 prill 2019
| 12:24
Ka ndërruar jetë Naim Rasim Gashi, zyrtarë i lartë i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në fshatin Dobërdol të Podujevës, në orën 17:00.
Njoftimi i plotë:
“Të nderuar me pikllim të thellë, ju njoftoj se pas një sëmundje të shkurtër sot ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare Naim Rasim Gashi. Të gjithë jemi të pikëlluar, por edhe krenar që patëm fatin të kemi një kusheri, shok, koleg, i cili dha sakrificën e pashoq për mirëqenien e vendit tonë…
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në vendlindje, në fshatin Dobërdol, në orën 17:00″, është thënë në njoftimin që ka shpërndarë në llogarinë e vet në “Facebook”, Naim Gashi, kushërirë i të ndjerit Naim Rasim Gashi.