
Ndërron jetë në moshë të re, kryetari i një nëndege të PDK-së
12 mars 2021
| 10:56
Ka ndërruar jetë në moshë të re, Ferki Peci, kryetar i nëndegës së PDK-së në “Ura e Gjakut” në Mitrovicë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë dega e kësaj partie në Mitrovicë.
Dega e PDK-së në Mitrovicë i ka dërguar ngushëllime familjes dhe shoqërisë.
“Shumë i rëndë lajmi për vdekjen e kolegut, shokut tonë, kryetarit të nëndegës ‘Ura e Gjakut 4’ Ferki Peci Rahova. Partia Demokratike e Kosovës, dega Mitrovicë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe shoqërinë”, ka njoftuar Dega e PDK-së në Mitrovicë.