Ndërron jetë në moshën 100-vjeçare gjeneral Rrahman Parllaku
16 shtator 2019
| 12:06
Ka ndërruar jetë në moshën 100-vjeçare ish-drejtuesi i formacioneve partizane në kohën e Luftës së Dytë Botërore, gjeneral Rrahman Parllaku.
Lajmin e ka bërë me dije ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”.
“Ish-drejtuesi i formacioneve partizane në kohën e luftës dhe gjenerali në paqe, Rrahman Parllaku ka ndërruar jetë. Veç të tjerash ishte një mik i tim eti i cili nuk e hiqte nga goja edhe kur ai ishte në burg. Edhe për këtë arsye sa herë e takoja më nxirrte mallin e tim eti që ndërroi jetë përpara tij. Dhimbja sot për gjeneral Parllakun ka shumë kuptime. Një partizan më pak dhe një kujtim më shumë. Të qoftë dheu i lehtë gjeneral!”, ka shkruar Majko.
/Epoka e re/