Ndërron jetë në moshë të re djali i axhës së Sami Lushtakut

16 shtator 2021 | 13:05

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka njoftuar se i ka vdekur në moshë të re djali i axhës së tij, Faruku.

Lushtaku ka njoftuar se varrimi do të bëhet sot nga ora 17:00, në varrezat e lagjes Lushtaku.

“Djali i axhës Faruku nga sot kaloi në përjetësi. Një djalë i fortë e më zemër të madhe, i dashur e i respektuar për të gjithë, nuk i bëri ballë sëmundjes nga e cila vuante. Pavarësisht saj, Faruku nuk u dorëzua asnjëherë duke qëndruar i fortë para sfidave të jetës. Ishte djalë shembull i urtësisë e mirësjelljes me të gjithë. Do ta kujtojmë përgjithmonë me mall e dashuri. Varrimi bëhet sot nga ora 17:00 në varrezat e lagjes Lushtaku!”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një djalë që mbante një thikë me vete u arrestua…