
Ndërron jetë në moshën 18-vjeçare ish-futbollisti i Bayernit
20 mars 2025
| 13:49
Ish-futbollisti i Bayern Munchen, Jiaxuan Guo ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare.
Ai dyshohet se humbi jetën nga pasojat e një dëmtimi të rëndë në kokë, pas një aksidenti tragjik gjatë një ndeshjeje stërvitore në Spanjë më 6 shkurt.
Guo Jiaxuan ishte pjesë e ekipit FC Bayern World Squad në vitin 2023 dhe gjithashtu ka qenë pjesë e ekipit të rinjve të Kinës. Klubi shpreh ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë e tij, shkruhet në njoftimin e e klubit gjerman.