Ndërron jetë në moshën 85-vjeçare ish-presidenti i Afrikës së Jugut
Frederik Willem de Klerk, ish-presidenti i Afrikës së Jugut dhe personi i fundit i bardhë që udhëhoqi vendin, ka ndërruar jetë këtë të enjte në moshën 85-vjeçare.
De Klerk, një figurë kyçe në tranzicionin e vendit drejt demokracisë, ishte diagnostikuar me kancer këtë vit.
Ai ishte kryetar i shtetit mes shtatorit 1989 dhe majit të 1994.
Në vitin 1990 njoftoi se kishte vendosur lirimin e Nelson Mandelës dhe në vitin 1994 e çoi vendin në zgjedhje.
De Klerk, ndau Çmimin Nobel për Paqe me Mandelën për udhëheqjen e vendit drejt tranzicionit dhe shkëputjen nga sundimi i të bardhëve.
Megjithatë, roli i tij në tranzicionin drejt demokracisë ka qenë gjithmonë shumë i kontestuar.
Në një deklaratë të Fondacionit FW de Klerk theksohej se “ish-presidenti FË de Klerk vdiq në paqe në shtëpinë e tij në Fresnaye (Cape Toën) pas një lufte të ashpër me kancerin”.
“Ai la gruan e tij Elita, dy fëmijët Jan dhe Susan, por edhe nipërit”, është thënë në një njoftim.