Ndërron jetë në QKUK Naser Gashi, personi që u plagos sonte në Prishtinë

26 mars 2025 | 00:26

Shirita të sigurisë janë vendosur nga njësitet e policisë, të cilat dolën në vendngjarje sonte me të marrë informacionin për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Rrustem Hyseni”.

Raportohet që, si pasojë e një mosmarrëveshjeje, dy persona Miftar Miftari dhe Naser Gashi janë plagosur me armë zjarri.

Sipas burimeve të IndeksOnline, ky i fundit nuk iu ka bërë ballë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në QKUK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash…