Ndërron jetë në QKUK, një muaj pas aksidentit
26 maj 2021
| 11:45
Një burrë i cili ishte i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë të martën.
Në raportin 24-orësh të policisë është thënë se i ndjeri ishte i shtrirë në QKUK nga 27 prilli i këtij viti pas një aksidenti.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.