Ndërron jetë në QKUK serbi i cili u plagos gjatë grabitjes në Veternik

26 mars 2025 | 22:51

Millosh Vukojeviq i cili u plagos një javë më parë gjatë një grabitje në Veterrnik, ka ndërruar jetë.

Ai po trajtohej në Klinikën Intensive në QKUK, që nga e hëna e kaluar.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar për “Indeksonline” , drejtori i klinikës Intensive Shaqir Uka. Uka ka thënë se Vukojeviq ka ndërruar jetë pak minuta më parë, pasi që nuk ka arritur t’i përballojë plagët e marra.

“Po pacienti para pak minutash ka ndërruar jetë. Ai nuk arriti tu bëjë ballë plagëve të marra, përkundër tretmanit mjeksor”, tha Uka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë i moshës 56 vjeçare ka vdekur, në lagjen…