Ndërron jetë nëna e Agim Bahtirit

22 shtator 2023 | 15:11

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka njoftuar se ka ndërruar jetë nëna e tij.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër në Gushavc të Mitrovicës.

Postimi i plotë:

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!

Të dashur miq e dashamirë,
Ju njoftoj se sot në moshën 93 vjeçare, NANA ime, fisnikja e zemrës sime, ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të saj, duke na lënë përjetë zemërthyer.

Mungesa jote, nanë, do të më përcjellë tërë jetën, e këshillat e tua, amanetet e fjalët e mira do t’i mbaj gjithmonë në zemër, si vlerën më të çmuar.
Faleminderit stafit mjekësor që bënë të pamunduren për shpëtimin e jetës së nënës sime, faleminderit të gjithëve për telefonatat e pafundme por ky është caktimi i Allahut.

Ceremonia e varrimit mbahet nesër (23.09.2023) në varrezat e fshatit Gushavc, me drekë (12:32).
NANË, Allahu të mëshiroftë, e u takofshim në Xhenetet e tij, atje ku nuk do të ketë ndarje e as dhimbje” shkruan Bahtiri në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
GJILAN Adresa: Rruga e Prishtinës , Gjilan Euro Diesel: 1.47€…