Ndërron jetë nëna e heroit Fehmi Lladrovci
Sot ka ndërruar jetë nëna e heroit Fehmi Lladrovci.
Lajmin e ka bërë me dije në llogarinë e vet në “Facebook” djali i saj, i cili është edhe kryetar komune në Drenas Ramiz Lladrovci.
“Më dhimbje të thellë njoftojmë të gjithë miqtë dhe dashamirët, shokët, bashkëluftëtarët dhe të afërmit, se sot në mëngjes, në ora 6:46 minuta, u nda nga ne NËNA jonë e shtrenjtë! Ajo vdiq si Nënë e lumtur, në gjirin e Familjes tonë”, ka shkruar Ramiz Lladrovci.
Njoftimi i plotë:
Më dhimbje të thellë njoftojmë të gjithë miqtë dhe dashamirët, shokët, bashkëluftëtarët dhe të afërmit, se sot në mëngjes, në ora 6:46 minuta, u nda nga ne NËNA jonë e shtrenjtë!
Ajo vdiq si Nënë e lumtur, në gjirin e Familjes tonë.
Pas një sëmundje të shkurtër, duke parë të jetësuar ëndrrën e bijve të saj, të Bijë-Nuses së ndritur, Xhevës, nga e cila mësoj të shkruaj dhe të lexoj, duke ndjerë dashurinë e madhe të bijve, bijave, nipërve e mbesave, stërmbesës, respektin e pa fund të bashkëmendimtarëve dhe të bashkëluftëtarëve të birit të saj, Fehmiut.
Duke e ditur gjendjen e pazakontë aktuale, do ju luteshim respektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Varrimi do të bëhet sot, në ora 18:00
(M.Q / Epoka e re)