Ndërron jetë nëna e ish-deputetit të PDK-së
Ka ndërruar jetë nëna e ish-deputetit të PDK-së dhe ish-komandantit të UÇK-së, Latif Gashi – “Lata”.
Lajmin e ka konfirmuar Gashi nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”.
“Me hidhërim të thellë ju bëj me dije, se sot me datë 09.07.2021 në moshën 88-vjeçare u nda nga jeta nana jonë, Raba Gashi. Oj nanë gjithë këtë jetë e pate luftë me vuajtje, sfida e sakrifica kushtuar familjes dhe lirisë së atdheut ndaj dhe ne do të ndjehemi përherë krenarë për emrin dhe veprën tënde. Kujtimi për ty oj nanë gjithmonë do të mbetet i paharruar. Oj nanë, çdo lot që ke derdhur nga sytë e tu për mua, për ne, oj nana ime. Nana jonë, tu bëftë parajsë në jetën që shkove! Lamtumirë nana jonë – heroina jonë”, ka shkruar Gashi
Varrimi i të ndjerës bëhet sot në orën 19:30 në fshatin Dobërdol të Podujevës.